Po bën xhiron e rrjetit/ Qeni tërheq në transmetim “live” gazetaren e BBC-së

0
107

Gjatë transmetimit “live” mund të ndodhin edhe incidente, ashtu si ai i fundit i prezantueses së motit të BBC-së.

Carol Kirkwood u tërhoq zvarrë nga një qen dhe përfundoi duke u rrëzuar në tokë. 59-vjeçarja la të befasuar prezantuesin në studio me të cilin ishte në një lidhje direkte.

Carol u hutua nga shoku i saj teksa u jepte shikuesve një përditësim mbi motin gjatë ditës dhe zbuloi se Flash (emri i qenit) ishte shfaqur në BBC Breakfast një herë më parë.

“Tani, ajo është një shoqe e programit. Ajo ishte në program më herët, më 28 prill me trajnerin e saj, Mel. Ajo është rritur pak që atëherë dhe është sjellë shumë mirë, duhet të them gjithashtu se është thjesht e mrekullueshme,” tha Carol, ndërsa ajo ledhatonte qenushen.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte momenti kur gazetarja u tërhoq ngadalë në tokë nga qeni. Teksa Carol po fliste live, Flash e tërhoqi zvarrë duke e lënë prezantuesen e motit me fytyrë poshtë në dysheme.

Pasi u ngrit, Carol u pa në ekran duke qeshur dhe duke e marrë gjithë këtë situatë të sikletshme me sportivitetin më të madh.

“Flash është i fortë!” qeshi Carol ndërsa u kthye në gjunjë dhe vendosi kufjen përsëri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here