U tha se vdiq pasi mori vaksinën ‘Pfizer’, QKUK sqaron vdekjen e 23-vjeçares nga Drenasi

0
69

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, ka dhënë sqarime në lidhje me vdekjen e  23 vjeçares në Drenas, për të cilën familjarët thanë se e reja ka ndërruar jetë 48-orë pasi ka marrë vaksinën kundër Covid-19.

QKUK thotë se pacientja është sjellë në klinikë, me humbje të vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar, ku më pas nuk ka arritur të mbijetonte.

“Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me lajmet e publikuara për vdekjen e Z. I ( 1998), nga fshati Zabel i Drenasit, sqaron se, pacientja vjen në Klinikën Emergjente në QKUK në ora 16:30, të datës 15 shtator 2021, me autoambulancë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, për shkak të humbjes së vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar.

 Menjëherë mjekët dhe stafi shëndetësorë ka ndërmarrë masat reanimatore, pacientes i bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat tjera mjekësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente, pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45”, thuhet në reagimin e QKUK-së.

Në njoftim thuhet se e reja ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë intraabdominale ( gjakderdhje në bark) , shok hemorragjik”.

Ndryshe, familjarët e 23 vjeçares, më herët në rrjetet sociale kanë pohuar se viktima ka ndërruar jetë pasi ka marrë vaksinës kundër Covid-19, duke qenë se e pavaksinuar nuk lejohej të punonte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here