Refuzoi ndarjen nga lidhjet jashtëmartesore, Prokuroria mbyll hetimet për Përparim Ademin, vrau dy motrat në ‘Astir’

0
87

Mbyllen hetimet për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen e motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në dhjetor të 2020.

Gazetarja Klodiana Lala tha për ‘BalkanWeb‘ se Prokuroria e Tiranës ka përfunduar edhe akt ekspertimin mbi gjendjen e tij mendore dhe ka rezultuar pa probleme.

Pritet që dosja në ngarkim të tij, të dorëzohet në gjykatën e Tiranës me akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shumë personave për shkak të marrëdhënieve familjare. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me të cilat kishte një lidhje jashtë martesore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here