Vizita e Merkel në Tiranë, zbardhet axhenda

0
88
KOBLENZ AM RHEIN, GERMANY - AUGUST 16: German Chancellor and head of the German Christian Democrats (CDU) Angela Merkel greets supporters after an election rally at the headland known as the "Deutsches Eck" ("German Corner"), where the Mosel and Rhine rivers meet, on August 16, 2017 in Koblenz, Germany. Germany is scheduled to hold federal elections on September 24 and Merkel, who is running for a fourth term as chancellor, currently holds a double-digit lead over Martin Schulz from the German Social Democrats (SPD), her main opponent. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë Tiranën ditën e nesërme, (14 shtator) në kuadër të procesit të Berlinit, ndërkohë që është zbardhur edhe vizita që do të zhvillojë në vend. Në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave, ndërsa në orën 10:30 kancelarja do të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama.

Më pas, Merkel do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.

Tirana, 14 Shtator 2021

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here