“Njësoj si Kavaja do jetë dhe Rrogozhina”, Hoxha i “BF”: Me Edisonin i kemi mbyll hesapet, kundërshtar kemi Veliajn

0
168

Ditën e sotme po ripërsëriten zgjedhjet për bashkinë e Rrogozhinës ku në garë janë Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë”.

Hoxha teksa foli për mediat tha se në qendrat e votimit ka grupe që po intimidojnë dhe kërcënojnë njerëzit.

Sakaq shtoi se garën nuk e ka me Memollën por me kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Ka grupe që kërcënojnë njerëzit, intimidojnë njerëzit, ka në cdo qendër votimi. Me Edisonin i kemi mbyll hesapet, kundërshtar kemi Erionin.

Garën e kemi me Erion Veliajn, edhe atë do ta mposhtim.

Rrogozhina e ka ndarë mendjen, e ka bërë zgjedhjen. Njësoj si Kavaja do të jetë edhe Rrogozhina”- u shpreh ai për mediat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here