Reagon LSI/ Askush s’na lajmëroi për komisionet, gjithsesi kërkesa jonë u pranua!

0
126

Lëvizja Socialiste për Integrim e cila ndezi edhe sherrin e fortë në Kuvend, ka reaguar për herë të parë. Në një sqarim zyartar, LSI përsërit edhe njëherë se Shërbimi i Seancave në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka lajmëruar asnjë nga deputetët e LSI, në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare.

Në reagim shkruhet se gjithsesi, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e ka pranuar kërkesën e LSI-së dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër.

“Të dashur kolegë! Një sqarim lidhur me situatën e krijuar në seancën e sotme. Shërbimi i Seancave në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka lajmëruar asnjë nga deputetët e LSI, në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër,”- shkruhet në reagimin zyrtar.

Fjalët e deputetit Petrit Vasili, i cili kërkoi kohë për LSI-në bëri që salla të përfshihej nga një debat i nxehtë. Balla e mbështeti kërkesën e Vasilit bashkë me Partinë Demokratike, por fjalët e kreut të grupit parlamentar ‘nxehën’ kryedemokratin Lulzim Basha. Ky i fundit braktisi sallën duke lëshuar një lumë fyerjesh mbi kryeparlamentaren Lindita Nikolla, të cilën e quajti ushtare të PS-se.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here