Pentagoni: Nisja e raketave të Koresë së Veriut paraqet ‘kërcënim’ për fqinjët

0
95

Lëshimi i raketës së Koresë së Veriut gjatë fundjavës paraqet një “kërcënim” për fqinjët e saj, tha dje Pentagoni.

“Ky aktivitet nënvizon zhvillimin e vazhdueshëm të programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe kërcënimet që paraqet për fqinjët e tij dhe bashkësinë ndërkombëtare,” tha Pentagoni në një deklaratë.

Më herët gjatë ditës, agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA raportoi se Pheniani kishte nisur me sukses testimin  e raketave të lundrimit me rreze të gjatë në fundjavës.

Raketat udhëtuan 1.500 km para se të godisnin objektivat e tyre dhe ranë në ujërat territoriale të vendit gjatë testeve të kryera të shtunën dhe të dielën, sipas KCNA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here