Basha shkoi tek memorial i Azem Hajdarit, komentuesit e masakrojnë: Ai ishte burrë, jo tradhtar si ti. E shkatërrove PD-në! Je magaric e Ramës

0
89

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi mëngjesin e sotëm homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit. Basha ndau në ‘Facebook’ foto nga ky aktivitet, por edhe një mesazh të shkurtër për Hajdarin. Mirëpo veprimi i tij nuk është pritur mirë nga komentuesit të cilët zbrazën ‘mllefin’ e kultivuar që pas vendimit të marrë për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Ata e quajnë tradhëtar, frikacak dhe person që shkatërroi partinë.

KOMENTET:

-Ti je ai qe shkaterroi partin demokratike te shqipris ti sje gje tjeter vetem se nje magaric e Edi Rames.

-Ky s’ka asnje ĺidhje me ata trima, c’kerkon ky ne kete perkuntimore!!!

-Turp per Nje Person te Tille qe te Dergoje Lule dhe te Beje Homazhe tek Monumenti i Azem Hajdarit .. Azemi ishte Burre dhe Trim nuk Kurseu as Jeten ne Mbrotje te PD dhe Demokracise ne Shqiperi edhe ne Vitet 19…

-Azem hajdari ishte burr trim nuk ishte frikacak dhe as trathtar si puna jote ,kot lodhesh nuk ke per te fituar me kurr nuk ke per te marr me as fotat tona qe kemi votu gjith jeten per partin demokratike ,me mir jep dorheqjen sa seshte von.

-As ti as grida as ai me syze se nuk ja di emrin nuk e keni njof azem hajdarin as keni lidhje me partin demokratike. Ik o lul jep dorëheqjen se e shnderrove pd në ojf te sorosit.

-Azem hajdari ska qen i pabese si ti o skuth,o legeni rames.

Të enjten, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here