Grabitja në Rinas/ Reagon Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia

0
117

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, ka reaguar pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit dhe pas lajmesh të shumta të publikuara në media.

Organi i akuzës ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara sot në media, ndërsa shton se si prokuroria ashtu edhe policia janë të angazhuara në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Reagim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit

Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta.

Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, gatantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here