Edhe pse e shpallën “non grata”, Berisha kujton SHBA-në për 11 shtatorin!

0
94

Pavarësisht se është shpallur “non grata” nga SHBA-të, ish-kryeministri Sali Berisha nuk e harron historinë, duke përkujtuar sot sulmet e 11 Shtatorit, që iu morën jetën afro 3 mijë njerëzve. Berisha shkruan se sot pas fitores së talebanëve në Afganistan, bota sërish nuk është e sigurtë nga sulmet terroriste.

Postimi i Berishës:

Sot 20 vjetori i sulmit terrorist barbar te Al Quedes ndaj SHBA, ne te cilin u goditen me avion Kullat Binjake ne Neë York, ndertesen e Pentagonit ne Washington. Nga ky terrorist gjeten vdekjen 2797 qytetare amerikan dhe u plagosen mbi 6000 te tjere.

Ky sulm mizor ndryshoi me shume se çdo gje SHBA dhe boten ne keto dy dekada. Osama Bin Laden, dhe pas tij Al Bagdati, Sylejman Qazimi dhe qindra e mijra anetare te fallangave te tyre moren nga SHBA ndeshkimin qe meritonin. Por perseri sot vecanerisht pas fitores se Talebanve ne Afganistan nuk mund te thuhet se bota eshte me e sigurte nga terrorizmi islamist.

Sot eshte nje dite per te shprehur nderimin tone te thelle per viktimat e 11 shtatorit por edhe per te gjithe ata qe rane per tu bere te pavdekshem kunder terrorizmit per te bere SHBA dhe boten nje vende me sigurte si dhe mbeshtetjen e plote per luften ndaj ketij armiku te eger te njerezve te lire ne mbare boten. sb

Ps Foto tregon ngritjen e 7000 mij flamijve te SHBA ne nje park te ndertuar ne Sant Louis ne nderim te viktimave te 11 shtatorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here