Berisha paralajmëron aksion/ Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve për të shpjeguar arsyet e largimit të Berishës

0
118

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thirrur takimin e këshillit të kryetarëve të degëve të PD-së.

Mbledhja vjen dy ditë pasi bëri publike vendimin e tij për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar deri në zgjidhjen e çështjes së shpalljes non grata nga SHBA.

Në kampin blu prej të enjtes 9 shtator nuk ka qetësi.  Demokratët janë ndarë në dy kampe pro e kundër Bashës për shkak të mungesës së transparencës lidhur me vendimin që mori për përjashtimin e Berishës nga PD.

Madje ka anëtarë të cilët bëjnë thirrje për largimin e Bashës. Ndërkohë vetë Berisha ka paralajmëruar se do të nisë një aksion në të gjithë Shqipërinë.

“Unë do bëj çdo gjë që anëtarët e PD-së të thonë fjalën e tyre e të jeni të sigurtë që do e bëj. Në takime të hapura në të gjithë Shqipërinë, gjer të shprehen me referendum. PD nuk është OJF” tha dje Berisha në emisionin “Zonë e Lirë” në tv Klan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here