Ja pse mungon Ish-kryeprokurori Llalla në seancën e Apelit të GJKKO/ Trupi gjykues tërhiqet për vendim

0
63

Ish-kryeprokurori Ardiatik Llalla ka munguar sot në seancën gjyqësore.

Sipas avokatit, shkak i mospranisë së Llallës në gjykatë është shëndeti i tij, pasi ai ndodhet në spital.

Mësohet se avokati ka paraqitur dokumentet se ish-kryeprokurori ndodhet në regjim spitalor. Ndërkohë që Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim, ndërsa nuk dihet nëse do të pranohen këto si prova apo jo.

Lala raporton se në seancë avokati ka paraqitur një ekspertizë që flet për gjendje të renduar shëndetësore të Llallës.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me dy vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë.

Katër sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe një apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit.

Po ashtu Llalla u dënua që për pesë vite mos kryejë asnjë funksion publik. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here