Berisha: Nesër në parlament, Basha shkelmoi pluralizmin në Shqipëri. E ktheu PD-në në rreckë-opozitë!

0
101

Sali Berisha për “Opinion” u shpreh se nesër do të jetë në Parlament.

“Do shkoj në parlament,” tha Berisha.

I pyetur se si do të ndihet kur grupi i tij e ka përjashtuar, Berisha tha se do të jetë më i motivuar se kurrë.

“Më të motivuar se kurrë. Me vendimin që mori Basha i dha një shkelmim pluralizmit politik në Shqipëri, e shndërroi në një pluralizëm fasadë. “

Ndërsa pyetjes a është i zhgënjyer sot që e zgjodhi Bashën, ish-lideri tha se nuk e zgjoi ai, por anëtarët e PD-së.

“Absolutisht nuk e zgjodha. Ja u them 1000 herë e zgjodhën anëtarët e PD-së në një garë të hapur, por për vendimin e tij të sotëm ai mendoi se i ka dhënë goditjen më të rëndë për interesa të veta vendit, dhe PD-së. Do bëj gjithçka për rivendosjen e sovranitetit të PD-së, rikthimin e saj në ato parime të cilat i shkelmoi sot në mënyrë të paimagjinueshme Basha. “

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here