Vasili: 13 Fakte tronditese te krizes se Reformes ne Drejtesi, per shkak te kapjes nga rilindja!

0
130
Krizen e Reformes ne Drejtesi e faktojne çdo dite vete qytetaret, qe nuk marrin prej vitesh drejtesi dhe ky eshte Fakt.
Kjo Reforme qe u miratua ne menyre historike me 140 vota ne Kuvend i zhgenjeu qytetaret sepse menjehere pas miratimit ne 21-22 kortik 2016 ajo u kap, u bllokua dhe u perçudnua nga Rilindja.
Faktet jane kokeforte dhe flasin vete!!
Miliona euro nuk dihet se ku kane shkuar, pasi situata eshte vertet kritike ne sistemin e drejtesise dhe kolapsi eshte realitet.
Kush ju ben bisht ketyre fakteve dhe zevendeson zgjidhjen me propagande boshe vetem thellon krizen dhe zhgenjen edhe me thelle shqiptaret.
Duhet te dalin nje per nje pergjesite e rilindjes per kapjen dhe deformimin e thelle te reformes ne drejtesi ndryshe kriza do te thellohet dhe kolapsi do te dominoje sistemin e drejtesise
Ja faktet, qe ulerijne:
1.Në pesë vitet e fundit, volumi i punës është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.
2.KED u bllokua per nje kohe te gjate ne dhunim te Kushtetutes dhe ligjit me qellimin e vetem ate te kapjes se tij nga rilindja.
Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga rilindja edhe nga nderkombetaret duke lene qellimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese per tre vjet rresht dhe ende sot te paplotesuar.
3.Afatet kushtetuese te Reformes ne Drejtesi te votuar ne 21-22 korrik u shkelen te gjitha dhe asnje pergjegjesi nuk ka dale per kete, por perkundrazi e kane kthyer Kushtuten ne nje leter pa vlere.
4.Konkurimi per vendet e reja ne sistemin e drejtesise ishte fiktiv, pa gare dhe pa numrin minimal te konkurenteve per cdo post, duke bere kontrollin e plote te procesit nga rilindja, duke ulur dukshem cilesine dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve te reja te drejtesise.
5.SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshem te antareve te tyre.
6.Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte jane sot pa numrin e plote te funksionimit te tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.
7.Gjate procesit te plotesimit te Gjykates Kushtetuese u vertetua tentativa mafioze e Kryetarit te KED Dvoranit per te rrembyer anetaret e Gjykates Kushtetuese, qe ishin kompetence e Presidentit.
8.Dhjetra Ligje te Reformes ne Drejtesi jane ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetem me nisma te njeanshme te qeverise dhe jane miratuar nga nje parlament jolegjitim dhe njepartiak.
9.Asnje strategji nuk u hartua per te zgjidhur kolapsin total te sistemit gjyqesor ne te gjitha nivelet, ku mungesat ne personel jane kritike. Dhjetra mijra dosje kane mbetur pa u trajtuar qe nga Gjykata e Larte me 36 mije dosje e deri tek Gjykatat e te gjitha niveleve ku mbi 70 mije te tjera jane bere stivë.
10.Vetingu u katandis ne nje Inspektoriat te Deklarimit te Pasurise dhe asgje me shume. Funksionoi me standarte te dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit qe shprehej:
“vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vettingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos patur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
11.Institucionet e reja u ngriten me shkelje skandaloze te ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhen anetare te tyre gjithfare personash ne dhunim te hapur me l ligjin:
a.disa, qe ONM i rrezoi si te padenje,
b.disa, qe kishin qene spiune te sigurimit,
c.disa, qe kishin bere gjyqe politike ne kohe te komunizmit,
d.disa, qe kishin bere evazion fiskal.
12.Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rende Kushtetuten e miratuar ne 21-22 korrik 2016.
13.Gjykata Kushtetuese nuk ka marre as financimin me te domosdoshem per funksionimin e saj dhe ky eshte skandal teper i rende.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here