Parlajmërimi “i frikshëm” i Tritan Shehut: Shqipëria rrezikon dyfishin e vdekjeve nga viti i kaluar! Është vaksinuar për Covid vetëm 26% e popullsisë

0
64

Deputeti dhe ish-ministri i PD Tritan Shehu, thotë se Shqipëria rrezikon dyfishin e vdekjeve nga viti i kaluar, për shkak të Covid-19. Një vit më parë shkruan ai, në vendin tonë kanë humbur jetën mbi 16,000 persona.

“Nje studim i Charité te Berlinit tregon se ne popullesite e pa vaksinuara ose te vaksinuara me vaksinat e pa efekeshme, varianti Delta jep deri ne dy fishim e te shtruarve ne spital, ne reanimacione dhe ne mortalitet, ndaj vitit te kaluar.

—Shqiperia sot ka nje nga nivelet me te ulta ne Bote te vaksinimit te plote, nen 26% te popullesise, kur mesatarja boterore me Afriken, Azine etj brenda, eshte 35%, pa asnje perspektive kjo permiresimi te shpejte me vaksina te efekeshme”, shkruan Shehu ndër të tjera.

Shkrimi i Tritan Shehut:

Covid: Shqiperia rrezikon dy fishin e vdekjeve ndaj vitit te kaluar!

Nje studim i Charité te Berlinit tregon se ne popullesite e pa vaksinuara ose te vaksinuara me vaksinat e pa efekeshme, varianti Delta jep deri ne dy fishim e te shtruarve ne spital, ne reanimacione dhe ne mortalitet, ndaj vitit te kaluar.

—Shqiperia sot ka nje nga nivelet me te ulta ne Bote te vaksinimit te plote, nen 26% te popullesise, kur mezatarja boterore me Afriken, Azine etj brenda, eshte 35%, pa asnje perspektive kjo permiresimi te shpejte me vaksina te efekeshme.

—Shqiperia edhe me keq, ka shumicen e vaksinave Kineze, te pa certifikuara dhe te pa efekeshme keto; nuk ka asnje strategji per korregjimin e ketij gabimi fatal.

—Shqiperia nuk ka asnje pregatitje per uljen e moshes se vaksinimit ne 12 vjec e aplikimin e dozes se trete.

—Po t’i shtojme ketyre gjendjen e rende te sistemit tone shendetesor, mungesen e masave permiresuese te paresorit, spitalorit, reanimacioneve, laboratoreve, liberalizimit te testimeve, forcimit te mbrojtjes se personelit etj, gjendja behet…

Mos harojme se deri tashti Shqiperia ka pasur nga Covid mbi 16 mije humbje jetesh midis popullesise, nder ata 50 mjeke.

Nderkaq kjo Qeveri vazhdon te fshihet si struci nga e verteta!

Dhe ne fund dicka tjeter per kete Qeveri e “Komitet” pa veshe, sy e goje:

—Kujtohuni dhe per vaksinat ndaj “gripit” te zakonshem, por te tilla te perdoreshme ne vendet e BE ato.

—Kujtohuni edhe per vaksinimin periodik ndaj Pneumokokut.

Te dyja tashme po futen ne protokollet e parandalimit gratis per te gjithe popullesite!

Ndryshe rrezikojme qe viti i kaluar te duket si nje “shetitje” me ate qe po vjen.

P.S. Megjithese me shume keqardhje, jam i detyruar te them te verteten, sic kam vepruar deri tashti, por qe fatkeqesisht eshte konfirmuar, sepse kjo Qeveri e pa pergjegjeshme nuk ka dashur as te permendet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here