Hidri: Duhet që Rama të mbajë përgjegjësi politike dhe penale që të krijohet besimi për marrëveshje të reja

0
93

Ish-kandidati i LSI_së për deputet përmes një potimi në Facebook ka reaguar për cështjen e marrëveshje të mundshme mes opozitës dhe PS-së, duke theksuar se dicka e tillë duhet të ndodhë vetëm kur Rama të mbajë përgjegjësi politike dhe penale që të krijohet besimi për marrëveshje të reja.

Statusi i plotë:

LSI ishte kontribuesja kyç dhe ishte realisht ajo qe realizoi reformen ne drejtesi me konsensusin historik
Me 140 vota.
Sot kapja e drejtesise nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit te drejtesise qe kane siguruar pandeshkueshmerine e rilindjes jane fakt.
LSI ishte kontribuese shume aktive per marreveshjen e 5 qershorit.Kjo marreveshje u shkaterrua nga rilindja dhe ky shkaterrim prodhoi masakren zgjedhore te 25 prillit dhe kapjen e zgjedhjeve prej rilindjes.
LSI ishte ajo qe paraqiti ne Kuvend Projekt Ligj kunder Koncesionet korruptive, qe grabisnin qindra milion euro dhe ky projektligj u bllokua dhunshem e me cdo mjet nga rilindja ne parlament.
Hetimi i dhe nxjerrja deri ne nje e pergjegjesive te rilindjes per shkaterrimin dhe bllokimin e reformes dhe kapjen e drejtesise prej saj eshte detyre kryesore e opozites.
Hetimi deri ne fund i zgjedhjeve te 25 prillit dhe nxjerrja e pergjegjesive shume te renda qe bien mbi rilindjen per kapjen dhe shkaterrimin e zgjedhjeve eshte detyra me rendesishme e opozites perballe shqiptareve te cileve u eshte grabitur vota dhe interesi kombetare dhe ai privat.
Hetimi deri ne fund i koncesioneve shkaterrimtare te miratuara nga Kuvendi njepartiak eshte detyre dhe detyrim madhor ndaj shqiptareve per zbardhjen e grabitjes me te rende, qe i eshte bere interesit publik dhe kombetar.
Shmangia nga keto tre ceshtje madhore qe jane kapja e drejtesise, kapja zgjedhjeve dhe kapja e ekonomise permes koncesioneve eshte krijimi i alibive per legalizimin e kapjes se shtetit nga Edi Rama, qe do te thote vazhdim i rrënimit te vendit dhe shpopullimit te tij.
Hetimi deri ne fund i ketyre çeshtjeve dhe identifikimi i te gjitha pergjegjesive penale dhe politike, qe bien mbi Ramen dhe rilindjen eshte rruga e vetme qe mund te krijoje besim se marreveshjet per reforma te caktuara mund te funksionojne.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here