Rama injoron përsëri Kosovën, i falenderon të gjithë për fikjen e zjarreve por nuk përmend ndihmën e Kosovës

0
87

Kryeminstri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Bazën Ajrore të Farkës, në një takim solidariteti ku kanë qenë të pranishëm disa ambasadorë të vendeve të BE, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe forcat e ndërhyrjes që luftuan gjatë gjithë këtij muaji me vatrat e zjarrit në zona të ndryshme të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u kujdes që të falenderonte BE për ndihmën e dhënë dhe konkretisht ambasadorin Luigi Soreca si edhe ambasadoren e SHBA, Yuri Kim për gatishmërinë e tyre.

Më tej ai falenderoi edhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të cilin tha se kishte qenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri në një situatë ku edhe shtete të tjera shumë të fuqishme kishin vuajtur. Por Peleshi u shfaq në detyrë vetëm pasi mediat raportuan se ai ishte zhdukur. Kurse kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako kishte nisur pushimet teksa vendi digjej.

Vetë Rama e ndoqi ‘spektaklin’ e zjarreve si turist nga helikopteri, ndryshe nga homologu i tij kosovar, Albin Kurti. Por gjatë fjalës së tij falenderuese, kryeministri Rama nuk përmendi në asnjë rast ndihmën e ofruar nga Kosova gjatë situatës së vështirë me zjarret në tunelin e Kalimashit.

Kujtojmë që nga vatrat e zjarrit gjatë muajit gusht, humbën jetën dy persona si edhe u dogjën 3000 hektarë tokë.

Nga baza ajrore e Farkës, përveç medaljeve, ai njoftoi rritjen e pagës për punonjësit e mbrojtjes civile që përballen më sfida që kërcënojnë jetën. Kreu i qeverisë foli edhe sa u përket zjarrvënësve. Ai tha se shumë prej tyre janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa kërkoi nga gjykata që t’i japë një dënim shembullor, që fenomene të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here