Kritika për Biden, presidenti shikoi orën në ceremoninë për ushtarët e vrarë

0
127

Presidenti amerikan është vënë sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Në një video të fundit ai shfaqet duke parë orën e tij, gjatë ceremonisë për ushtarët e vdekur nga sulmi i përgjakshëm i ISIS -K në Kabul.

Sipas Daily Mail, Joe Biden udhëtoi në Bazën e Forcave Ajrore Dover në Delaware të dielën në mëngjes për të marrë pjesë në një ceremoni për nder të ushtarëve amerikanë që humbën jetën në Kabul. Arkivolet me trupat e 13 ushtarëve të vrarë në sulm mbërritën në Shtetet e Bashkuara të njëjtën ditë në një C-17 Globemaster dhe, natyrisht, presidenti amerikan duhej të ishte i pranishëm për t’i nderuar ata.

Megjithatë, sipas raportit, pak çaste pas përshëndetjes ushtarake në nder të 13 ushtarëve, presidenti amerikan u regjistrua në video duke kontrolluar orën e tij, pa qenë në gjendje të thotë me siguri nëse ai vërtet bëri diçka të tillë, ose thjesht dukej kështu në kamera lëvizja e dorës së tij.

Në videot që mbulojnë ceremoninë, Biden duket se qëndron në heshtje, me dorën e djathtë në gjoks, ndërsa arkivolet të mbuluar me flamurin amerikanë kalojnë përpara tij. Por gjatë ceremonisë, Biden duket se ngre dorën e majtë dhe shikon orën e tij. Ky gjest ka sjellë zemërimin e veteranëve dhe komentatorëve konservatorë.

“Duket sikur ai po përpiqej të tregonte pak respekt për këta heronj amerikanë,” shkroi veterani i Luftës së Gjirit Samuel Williams në mediat sociale.

“Biden, ndërsa arkivolet kaluan para tij, shikoi orën. A kishte ai diçka më të rëndësishme për të bërë?” Pyeti J. Larry Hannah, një tjetër veteran i Forcave të Armatosura të SHBA.

Guvernatori i Arkansas kujtoi se kur ishte president, George W. Bush shikoi orën e tij gjatë një debati, një gjest që u perceptua si mosrespektues. “Por kjo është tronditëse dhe do të mbahet mend, ” tha ai për incidentin e fundit me Biden. abcnews

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here