Shkaktoi aksidentin me vdekje në Lezhë, arrestohet drejtuesi i mjetit

0
115

Ditën e djeshme ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Ford” Nikoll Gjoni, i cili doli nga rruga pas një parakalimi të gabuar dhe për pasojë ndërroi jetë pasagjeri Paulin Gjomarkaj. Gjoni i tha policisë se ky i fundit kishte qenë në timon në momentin e aksidentit duke u futur në parakalim të gabuar por nga verifikimet ka rezultuar se ai ka qenë pasagjer.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Bajram Reka, 45 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi në vendin e quajtur “Lapidari”, Shëngjin, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 1.13 mg/l.

Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Manati, Lezhë, ku humbi jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj, i cili u dha paraprakisht si drejtues mjeti, nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar së drejtuesi i automjetit ka qënë shtetasi Nikoll Gjoni, i cili pas një parakalimi të gabuar, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me sinjalistikën rrugore e më pas me një grumbull gurësh dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Nikoll Gjoni, 27 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here