Mafia e koncesioneve/ Burimi: Rama e largoi Braçen pasi pritet goditje nga SPAK

0
286

Ky fund gushti erdhi disi i pazakontë për politikën shqiptare. Ende pa filluar punë parlamenti i ri, kemi të paktën tre deputetë të zgjedhur, të cilët nuk do ulen në karrigen e parlamentit.

Rasti i Erion Braçes është më kompleksi. Ky i fundit për tri vite më radhë ka qenë zëvendëskryeministër në qeverinë Rama dhe shumë vendime qeverie mbajnë firmën e tij, natyrisht me delegim kompetencash nga kryeministri.

Por me sa duket Rama ka vendosur ta lërë jashtë kabinetit të ri, pavarësisht devotshmërisë së pazakontë të Braçes ndaj Ramës.

Kurse analisti Genc Burimi e ka një teori se pse po largohet Braçe. Duke folur për News24, Burimi hedh dyshime se kjo lëvizje lidhet me një goditje të madhe të SPAK në Fier.

Analisti thekson se Fieri ka shumë probleme me mafien e koncesionet dhe do të ketë goditje të mëdha nga SPAK aty.

“Dorëheqia e Erion Braçes lidhet me një goditje nga SPAK në Fier. Me mafien, koncesionet, është re e zezë. E njëjta gjë siç ndodhi me ish-zv/ministren Rovena Voda. Ajo që mori para për një vend pune. PS e hoqi si zv/ministre para një viti. E hoqi në korrik 2020, kur SPAK i kishte të dhënat që në mars. Çfarë bën PS dhe qeveria? E heq, dhe SPAK i shkon mbrapa dhe qeveria nuk atakohet. Kur SPAK e atakoi, qeveria tha nuk është problem ynë. Po presim për Braçen, s’mund të bëjmë thashetheme. Por ka gjasa të ketë goditje të mëdha në Fier”– theksoi Burimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here