E trishtë/ Ishin nisur për plazh por aksidenti në “Qafë Muzinë” iu mori jetën, dy të moshuarit u gjenden të përqafuar nga zjarrëfikësit

0
81

Drita dhe Fiqiri Koçari, çifti i të moshuarve që humbën jetë nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë tre ditë më parë, ishin nisur nga Skrapari për të bërë pushimet në Sarandë, shkruan newsbomb.al. Furgoni me të cilin ata udhëtonin u përplas me një fuoristradë dhe doli nga rruga.

Fatkeqësisht, çifti i të moshuarve, respektivisht 72 dhe 77 vjeç, humbën jetën bashkë me 3 persona të tjerë. Pushimet në Sarandë për ku ata ishin nisur, mbetën në kthesat fatkeqe të Qafë Muzinës, aty ku dhe u ndërpre në mes jeta e Drita dhe Fiqiri Koçarit.

Historia bëhet edhe më e trishtë, teksa mësohen detaje të reja. Nga grupi i zjarrfikësve që mbërritën në vendngjarje pasditen e 26 gushtit 2021, burrë e grua janë gjetur të përqafuar në një nga sediljet e fugronit më të cilin po udhëtonin, shkruan newsbomb.al. Prej 55 vjetësh ata ishin të martuar dhe tre fëmijë, 2 djem dhe 1 vajzë.

***
Kujtojmë se, në aksident humbën jetën shoferi i furgonit Bardhi Prodo, çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari, dhe 2 shtetas ukrainas, Tetiana Fediaieva dhe Olesandr Fediaieva.

Ndërkohë që të plagosura kanë mbetur Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka (drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në Land Rover).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here