Besonte tek ringjallja/ Pastori lë shtatzënë një vajzë dhe varroset i gjallë për tre ditë, kur e nxjerrin…

0
218

James Sakara një pastor në provincën Chadiza të Zambisë ka vdekur pasi u varros për tre ditë nën dhe.

I ndjeri, që e konsideronte veten profet, i ka thënë anëtarëve të tjerë të kishës që ta groposnin, e pas tre ditësh ta rinxirrnin sërish. Por, në ditën e tretë, ku dhe miqtë e tij e nxorën ai ishte pa shenja jete. Edhe pas ritualeve shpirtërore të ndihmësve të tij, pastori nuk arriti dot të kthehej në jetë dhe tashmë ngjarja është në duart e policisë.

Njëri nga 3 vullnetarët për ringjalljen e James Sakara, është dorëzuar vetë në polici, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim dhe besohet se janë arratisur. Raportohet gjithashtu se pastori ka lënë shtatzënë një vajzë të re në zonë, por nuk dihen shumë detaje lidhur me këtë çështje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here