Vrau dhinë e egër në pjesën greke të malit Gramoz, Policia në kërkim të gjuetarit të paligjshëm,

0
77

Policia shqiptare është vënë në ndjekje të një gjuetari i cili ka vrarë një dhi të egër në pjesën greke të malit Gramoz.

Shoqata për mbrojtje dhe ruajtja e mjedisit natyror në Shqipëri bën me dije se është sinjalizuar për gjuetarin e paligjshëm nga shoqata partnere Balkan Chamois Society.

Aktualisht gjuetari është drejtuar në anën shqiptare të këtij mali, ku do t’i duhet rreth dy orë për të arritur në fshatin më të afërt të zonës së Ersekës.

Shoqata për mbrojtje dhe ruajtja e mjedisit natyror në Shqipëri kërkon ndihmën e banorëve që në rast se e shohin të njoftojnë policinë.

Njoftimi 

“URGJENCË! – VRASJA E NJË DHIE TË EGËR NË MALIN GRAMOZ

Nëpërmjet një njoftimi nga shoqata partnere Balkan Chamois Society, jemi vendosur në dijeni të në një rasti gjuetie të paligjshme në anën greke të Malit Gramoz, ku është vrarë një individ i dhisë së egër (Rupicapra rupicapra balcanica).

Gjuetari i paligjshëm aktualisht është drejtuar në anën shqiptare të këtij mali, ku do t’i duhet rreth dy orë për të arritur në fshatin më të afërt të zonës së Ersekës.

Ekipi ynë i bën thirrje çdo banori që në rast se bie ne kontakt ose vëzhgon dikë që i përafrohet individit në foton e mëposhtme, të kontakojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 129.

Ju bëjmë me dije se institucioni i Policisë së Shtetit është vendosur në dijeni nga ekipi ynë dhe se është në pritje të çdo raportimi mbi këtë rast.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here