Më në fund u konfirmua! Marina Vjollca nënë për herë të parë

0
99

Prej ditësh lart e poshtë përflitej se Marina Vjollca është në pritje të ëmbël. Këtë lajm e ka konfirmuar ditën e sotme edhe vetë moderatorja. Ajo ka postuar për herë të parë foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke pranuar publikisht se është shtatzënë për herë të parë.

Ajo ka postuar në Instagram dy foto të saj shumë të veçanta ku dallohet barku i rrumbullakosur.

Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan Marina përkrah fotove të saj.

 

 

 

Para se Marina të konfirmonte shtatzëninë, “Prive” raportoi se ajo është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se pret të bëhet nënë e një vajze. Pas këtij lajmi, menjëherë kanë nisur aludimet e ndjekësve se si dyshja mund të ia vendosin emrin të voglës së tyre dhe mbase mund të kenë rënë në “gjurmët” e duhura.

Para disa kohësh, Geti foli për biznesin e tyre me emrin “Marget”, një bashkim i tre shkronjave të para të emrave të tyre dhe po ashtu nuk përjashtoi mundësinë që këtë emër t’ja vendosin fëmijës që do të presin.

Akoma nuk dihet nëse kjo është zgjedhja e tyre për pagëzimin e bebushes që pritet të vijë në jetë, por kjo mbetet për t’u konfirmuar ose jo nga vetë çifti.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here