“Do të ketë ekzekutime masive”/ Talebanët shkojnë shtëpi më shtëpi për të gjetur kundërshtarët, zyrtari i OKB: Janë të pamëshirshëm!

0
151

Talebanët kanë rritur kërkimet e tyre për njerëzit që punonin në forcat e NATO-s ose në qeverinë e mëparshme afgane, thuhet në një dokument të OKB.

Sipas BBC luftëtarët talebanas kanë shkuar shtëpi më shtëpi, për të kërcënuar dhe gjetur kundërshtarët e tyre. Edhe pse ata kanë premtuar se nuk do të ketë hakmarrje, autoritetet perëndimore mendojnë të kundërtën.

“Ekziston një numër i madh i individëve që aktualisht janë në shënjestër nga talebanët dhe kërcënimi është i qartë,” tha Christian Nellemann, personi që u mor me hartimin e dokumentit të OKB.

Sipas tij, kush është në “listën e zezë” të talebanëve është në rrezik të madh dhe se do të ketë ekzekutime masive. Deri më tani, 18 mijë njerëz janë evakuuar nëpërmjet aeroportit të Kabulit, ndërsa rreth 6 mijë të tjerë, pritet të largohen në orët në vijim, shkruan BBC.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here