Parcela me kanabis: Tre të arrestuar në Berat, pranga edhe kryetarit të fshatit e inspektorit

0
108

Policia e Beratit ka goditur dy raste të kultivimit të kanabisit, përkatësisht në Bashkitë Poliçan dhe Dimal.

Në pranga kanë rënë tre persona ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Në Poliçan është arrestuar Metush Selenica, autor i dyshuar i kultivimit të kanabisit, Pëllumb Qoraj, kryetari i fshatit dhe Jorgo Lilaj me detyrë inspektor pyjesh.

Ndërsa në Dimal janë zbuluar rrënjë kanabisi në ullishten e Saiper Dhembos, i cili është shpallur në kërkim, ndërsa është proceduar edhe Jashar Avduramani, kryetari i fshatit.

Kryetarët e fshatrave në Shqipëri kanë detyrë të inspektojnë territorin dhe të raportojnë për çdo tentativë në mbjelljen e kanabisit, në të kundërt ata mund të akuzohen nga shpërdorimi i detyrës deri te bashkëpunimi në krim.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Bie në prangat e policisë autori i dyshuar i tentativës për kultivim në Poliçan si dhe shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar në Dimal.

Arrestohet Kryetari i fshatit Zhitom i Vogël dhe Inspektori i Pyjeve si dhe procedohet penalisht Kryetari i fshatit Bistrovicë, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallzim krimi”.

Shërbimet e Policisë së DVP Berat, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Zhitom i Vogël, Poliçan dhe në fshatin Bistrovicë, Dimal bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan, arrestuan në flagrancë shtetasin M.S., 60 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Vogël, pasi në afërsi të tokës së tij u gjetën bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë dhe shtetasit P.Q., 56 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Zhitom i Vogël dhe J.L., 52 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim Krimi.

Dimal/Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u shpall në kërkim shtetasi Sh.Dh., 46 vjeç, banues në fshatin Bistrovicë, Dimal, pasi në ullishten në pronësi të tij u gjetën bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi J.A., 70 vjeç, me detyrë Kryetar i fahatit Bistrovicë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here