Humbi jetën në Levan-Vlorë/ Kush është viktima e aksidentit të mbrëmshëm

0
94

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në aksin Levan-Vlorë.

Një 50 vjeçar humbi jetën ndërsa po kalonte rrugën, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin shtetasin me inicialet T.Xh.

Ndërkohë që mësohet se i aksidentuari është shtetasi Ymer Xhahysa, i cili bëhet viktima e dytë brenda javës që humb jetë në këtë aksident.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një  këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here