U sulmua nga 7 persona/ 24 vjeçari rrezikon të humbasë veshkën në Shëngjin

0
166

24-vjeçari Markelian Pepa ndodhet ende i shtruar në Spitalin e Traumës, në gjendje jo të mirë shëndetësore pas plagosjes me thikë të dielën e kaluar në Shëngjin nga persona ende të paidentifikuar. Ora News mëson se ai rrezikon të humbasë njërën veshkë ndërsa ka marrë dëmtime serioze në të dyja. Pepa pretendon se nuk i njeh autorët, dhe se policia ka qenë hermetike sa i përket bashkëpunimit me familjarët e tij.

Ai thotë se në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ka kamera sigurie që mund të zbërthenin dinamikën e ngjarjes por në informacionet që ka, nuk kanë qenë funksionale. Për Ora News, familjarët e Markelianit jashtë kamerës, thonë se disa lokale në zonë si dhe shëtitorja ka kamera siguria.

“Çfarë ka ndodhur ne e dimë në bazë të thënave. Nuk dimë as se kush ka qenë as nuk kemi informacion nga policia.  Ne dimë se në vendin që ka ndodhur ka plot kamera. Por  me sa informacion na kanë dhënë kamerat nuk kanë qenë në punë. Të paktën ky është informacioni që kemi marrë nga policia. Sa është e vërtetë ne nuk e dimë. Tani e vetmja gjë që na intereson për momentin është që të shërohet Markeliani. Është i dëmtuar në dy veshkat dhe organe të tjera. Ka gjak në veshka, është i intubuar për shkak se ka probleme edhe me frymëmarrjen. Ka qenë në shëtitore me shokë, nuk e di saktësisht çka ndodhur, se kam lodhur pasi është rëndë me shëndetin dhe e kemi menduar ta diskutojmë në një moment të dytë.”

Ai ka qenë me disa shokë, për një moment është ndarë prej tyre për të blerë dhe është sulmuar nga një grup djemsh. I afërmi i Markelianit flet edhe për precedentët e 24 – vjeçarit në të kaluarën.

“Ata kanë qenë 7 veta. Markeliani, ka qenë me shokë, por ka qenë ndarë prej tyre, ka vajtur në një kioskë për të marrë disa birra, dhe kur ka dalë nga lokali është sulmuar. Shansi që ka qenë nga ana e djathtë goditja se do e kishte kapur në zemër. Precedenti që ka pasur Markeliani daton shumë vite më parë, siç e kanë të rinjtë, ka qenë minoren ka qëlluar në mal me shokë në ajër, është hetuar dhe gjykuar për atë ngjarje. Në Shëngjin ka qenë me pushime, punon në një kompani private në Mirditë dhe s’ka pasur asnjë problem në të shkuarën. Ne nuk dimë nga ka ardhur sulmi, policia pretendon se kamerat nuk funksionojnë, e pamundur gjithë ato kamera. Ne do kalojmë nga prokuroria, kanë ardhur 3 oficerë për të bërë marrjen në pyetje e habitshme sepse si rregull njëri duhet të merret me një çështje të tillë. Presim një deklaratë nga ana e policisë. Nëse ata mbajnë versionin që aty nuk ka kamera, se kështu është thënë, do të kundërshtojmë duke treguar se aty ka kamera në të gjitha anët përfshirë lokale plus kamerat e  shëtitores”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here