Të dhënat e publikuara nga hakerat për lëvizjet e kryeministrit Edi Rama me avion kanë konfirmuar të vërtetën tronditëse. Kryeministri i vendit më të varfër në Europë lëviz me një avion personal sa herë të ketë dëshirë.
Jo vetëm kaq, por të dhënat tregojnë se Rama kalon një kohë të konsiderueshme në ajër.
Lajmi ka shkaktuar mjaft zemërim në opinion publik. Por nuk kanë munguar as ironitë.
“Thonë kot që na qeveris prej 9 vjetësh. 2-3 vite paska qenë në udhëtim…,” shkruan gazetari Lutfi Dervishi.
“Njoh njerëz që edhe kur kanë vetëm 8000 lekë të vjetra në xhep, marrin taksi në vend të urbanit. Prandaj liderat që prodhon ky vend përdorin fluturime private!” ironizon gazetari Edi Oga.