Jo vetëm sportivisht, Barcelona humbet 137 milion € nga largimi i Messit

0
125

Barcelona ka humbur shumë me largimin e Leo Messit. Klubi katalanas po kalon prej kohësh një krizë financiare, teksa kalimi i yllit argjentinas në Francë te PSG dëmton shumë imazhin e Barçës.

Brand Finance, konsulenca kryesore në botë për vlerësimin e markave të bizneseve të ndryshme, shkruan se largimi i 34-vjeçarit argjentinas do i kushtojë Barcelonës një dëm në imazh prej 137 milion eurosh!

Sipas studimeve të kryera, katalanasit pritet të arkëtojnë 77 milion euro më pak nga biznesi, 17 milion euro nga fitimet në ditët kur ka ndeshje dhe 43 milion të tjera nga shitja e fanellave apo produkteve të ndryshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here