‘Fituesit’- të zymtë, te të dëshpëruar, të frikësuar…?!

0
106
Nga Kastriot Islami 

Të dëshpëruar e pa shpresë s’janë vetëm opozitarët… Po pija kafe me dikë të majtë i cili më tha se gjendja e ‘fituesve’ është çuditërisht e pazakontë, shumica e tyre janë të zymtë e të dëshpëruar; kudo mbretëron frika… Nuk e besova, por ngulte këmbë se gjithçka thoshte ishte shume e vërtetë, por edhe prezente pothuajse kudo…

Mendoj që racionalisht kjo ka një shpjegim…

Mesa duket, ‘fituesit’ që blenë/grabiten votat, ‘të fortët’ që kërcënuan zgjedhësit, patronazhistët që dhunuan privacinë, pra ‘palca’ e Rilindjes, e madje edhe vete guida supreme në krye të tyre, s’ishin përgatitur për mandatin e tretë, ndonëse kryen ‘masakrën’, që tanimë ju dukej si boomerang i grabitjes se ‘fitores’ së tyre. Të gjithë kishin frikën e hajdutit që në çdo moment mund të kapet në çark… e ndëshkohet…

Për më tepër ata ndjenin se po damkoseshin në hapësirën shqiptare rajonale si tradhtare të interesave kombëtare, duke ndjerë se ky mision antishqiptar ishte marrë përsipër në shkëmbim/ kompensim të mbështetjes për mandatin e tretë…?!

Duket sikur të gjithë janë gati të ‘falin’ diçka e madje edhe gjithçka vetëm të shpëtojnë nga kjo ndjesi e keqe.. Madje janë gati të dorëzojnë edhe një pjesë të ‘pasurisë’ së grabitur vetëm e vetëm të shpëtojnë ‘pjesën tjetër’…e sidomos nga ndëshkimi…

Nga ana tjetër, lideri i tyre, po përpiqet të tregojë se gjithcka ka ndodhur në këto dy mandate s’ka lidhje me të, por është bërë jashtë vëmendjes/ vullnetit të tij, është bërë pa dijeninë e miratimin e tij… Këtë mashtrim/gënjeshtër të madhe se beson askush, madje as ai vetë… Prandaj i duket sikur të gjithë e akuzojnë!

I duket vetja i shtrirë në krevat duke lënguar, prandaj thërret opozitën ti afrohet pranë me shpresë se mund ta shpëtojë duke e mbytur edhe atë… Por më së koti, kjo duket s’po funksionon; prandaj çfarë s’shpik, vetëm të shpëtojë nga makthi i ‘tradhtarit’ me frikën se mos ndëshkohet e pastaj i zbulojnë e sekuestrojnë pasuritë përrallore të grabitura ndonëse është përpjekur ti fshehë te ‘miqtë’ e tij nëpër botë…

Nuk afron askënd afër dhe qëndron i vetmuar nga pasiguria se mos ia dallojnë lepurin që e tmerron në bark…I del në ëndërr sikur SPAK e merr nën hetim sepse bashkëpunëtorët që ka shitur kanë pranuar të rrëfehen si të penduar… Kjo e tmerron…Prandaj përpëlitet në shtrat i vetmuar dhe kërkon ti largohet makthit duke ulëritur, sharë, shfryrë, thyer sende, dhe përplasur gjithçka gjen përpara…

Këto i dinë, jo vetëm njerëzit e afërt, por edhe shumë të tjerë që i tregojnë lart e poshtë…

As akrobacitë e marifetet, as propaganda e mashtrimeve apo mbrojtja e sharlatanëve mediatike, madje as ilaçet e forta, s’arrijnë t’ia heqin zymtinë, frikën, pasigurinë, dëshpërimin…

Të gjitha këto m’i përsëriti edhe një ‘pensionist socialist’ i thekur, dyfish i dëshpëruar e i frikësuar, jo vetëm se nuk kishte fituar asgjë në dy mandate, por shikonte zymti, dëshpërim, frikë tek të gjithë miqtë e tij, që pasi kanë bërë hatanë duke vjedhur votat s’kishin fuqi e dëshirë të gëzonin e festonin, madje kishin frikë se mos mandati i tretë do ti fundoste…

Duket se kishin vetëm një shpresë që opozita në vjeshtë të fillonte të shpërbëhej, duke pranuar edhe ‘lëpirjen’ për ‘bashkëqeverisje’. Kjo i dukej e vetmja mundësi shpëtimi por edhe për këtë kishte dyshime se opozita nuk do të pranonte ta shpëtonte ‘fituesin’ që vuan rëndë nga tmerri e frika e grabitjes se mandatit te trete…

Të presim se ç’do të ngjasë në shtator, por duket se zymtia e frika do të mbeten e ndoshta rriten. Opozita duket s’do ti afrohet kësaj të keqeje dhe me shumë gjasa do të rezistojë, me synimin për të rrëzuar të keqen-hajdute, pavarësisht presioneve dhe problemeve të brendshme, një pjesë e të cilave duken të nxitura me synimin edhe nga disa ndërkombëtare të komprometuar për ta rrudhur/copëtuar…

Nuk ka qenë asnjëherë më keq…zymti, dëshpërim, pasiguri…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here