Presidenti amerikan, Joe Biden ka shpallur nominimin e Scott Miller për postin e ambasadorit në Zvicër dhe Lihtenshtejn.
Miller është një aktivist për të drejtat e homoseksualëve dhe është bashkëkryetar i fondacionit ”Gill”, një financues kryesor i përpjekjeve për të siguruar barazi të plotë për lezbiket, homoseksualët, biseksualët, transgjinorët dhe queer-ët (LGBTQ) në SHBA.
”Miller dhe bashkëshorti, Tim Gill ishin ndër aktorët kryesorë në çështjet e barazisë në komunitetin LGBTQ në SHBA”, tha Shtëpia e Bardhë.
Biden tani duhet të dërgojë nominimin e tij në Senat për t’u konfirmuar para se Miller të marrë postin.