Aksident në Llogara / Mjetet përplasen kokë më kokë në kthesën e rrezikshme, zhbllokohet trafiku

0
80

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Llogara. Ngjarja shkaktoi një trafik kilometrik në zonë, teksa temperaturat e larta e bënin vërtet të sikletshme situatën për drejtuesit e mjeteve të ngelur aty. Në aksident janë përfshirë: një mjet tip ‘Toyota’ dhe një mjet tjetër tip ‘Skoda’, të cilat janë përplasur kokë më kohë në një prej kthesave të Llogarasë.

Makinat kanë marrë dëmtime të konsiderueshme, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur fillimisht zhbllokimin e trafikut dhe më pas nisjen e hetimeve që çuan  në këtë aksident.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here