Zjarr në Mbolan të Beratit, digjen 3 hektarë shkurre dhe dëllinja…

0
108

Flakët kanë përfshirë kodrat në fshatin Mbolan. Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm për hapjen e kullotave të reja

Kodrat e fshatit Mbolan në Njësinë Administrative Sinjë në Berat janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Zjarri është shfaqur 2 orë më parë, fillimisht në një pjesë kullote dhe për shkak të erës dhe temperaturave të larta është përhapur me shpejtësi.

Në zonë kanë shkuar ekipet e zjarrëfikësve, të cilët po bëjnë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve,edhe pse terreni është tejet i vështirë.

Burime nga efektivët zjarrëfikës në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qënë i qëllimshëm,për hapjen e kullotave të reja nga ana e banorëve të zonës.

Të njëjtat burime konfirmojnë se zjarri po vihet nën kontrroll dhe se deri më tani janë djegur rreth 3 ha me shkurre e dëllinja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here