Vasili: 25 prilli kryekrimi i Rilindjes! Askush nuk ka të drejtë të heshtë dhe përballja është e pavitueshme…

0
68

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se 25 prilli është kryekrimi i Rilindjes.

Vasili thekson se asnjë regji nuk e devijon dot vëmendjen nga masakra elektorale, që e konfirmoi edhe raporti i OSBE-ODIHR-it.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili:

25 prilli kryekrimi i rilindjes, asnje inskenim me regji per te devijuar vemendjen nuk e shpeton dot ate!

25 prilli eshte krimi me i rende i konsumuar nga rilindja ne keto 30 vjet.

25 prilli eshte kryeçeshtja, qe kerkon pergjigje me hir ose me pahir.

Inskenimet, pseudoproblemet dhe ngjarjet fiktive gjithfaresh, qe me regji rilindja dhe jo vetem hedhin ne treg kane vetem nje qellim, shmangien e vemendjes dhe perballjes balle per balle me kete kryekrim.

Raporti i OSBE-ODIHR vulosi krimin e 25 prillit ne te gjitha elementet e tij dhe pergjegjesia e rilindjes eshte shume e rende dhe pa asnje rrugedalje.

Kushdo, qe anashkalon apo perpiqet ti trajtoje si rutine normale keto konkluzione te raportit ben thjesht alibine e krimit zgjedhor.

Askush nuk ka te drejte te heshte dhe perballja eshte e pavitueshme.

Askush nuk mund te struket pas deklaratave ikanake dhe sperdredhjeve frazeologjike boshe.

Me krimin zgjedhor ka vetem dy pozicione: ose perballje ballore per te shpetuar vendin nga gremina, ose rreshtim ne krah te krimit zgjedhor se bashku me krimin e organizuar dhe mafien si mbeshtetesit dhe perfituesit e vetem te krimit zgjedhor te 25 prillit.

Perbuzje per cdo inskenim propagandistik rilindas dhe jo vetëm, qe perpiqen me deshperim te largojne vemendjen nga 25 prilli.

25 prilli eshte vija e ndarjes mes demokracise e shtetit ligjor dhe autokracise e shtetit te krimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here