Aktivistja zbulon të vërtetën e madhe: Zhaklin Lekatari akuzonte të tjerët për përkatësi partiake, ndërkohë që mori nga Veliaj 3 milion lekë si “Fantaziste e artë”

0
140

Ditën e djeshme shpërtheu skandali në Bashkinë Tiranë, ku shumë artistë kanë përfituar miliona lekëm vetëm për të bërë propagandën e Veliajt, edhe pse jemi në një kohë pandemie, ku financat publike kanë pësuar një goditje të madhe.

Aktivistja e njohur Elona caslli përmes një statusi në Facebook shkruan se Veliaj ka blerë edhe Zhaklin Lekatari për 3.000.000 lekë me motivacionin “Fantaziste e artë”. Lekatari shpesh herë akuzonte se disa aktivistë janë të blerë nga Opozita.

Caslli shkruan në rrjetin social:

Krejt ” rastësisht” po fare “rastësisht”” Zhaklin Lekatari “” shoqëria civile”” që dikur akuzonte të tjerët për përkatësi partiake rezulton në listën e të paguarve nga Erion Veliaj. Në një projekt të titulluar “”Fantaziste e artë” rezulton se Lekatari ka marre 3.000.000. lekë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here