Meta pret ambasadorin e ri të Arabisë Saudite: I sigurt se përpjekjet tuaja do i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve

0
106

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në takim Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite, Sh.T.Z. Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e Ambasadorit dhe shprehu besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, sidomos në fushën ekonomike e tregtare.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen Ambasadorit për mbështetjen, ndihmën e vyer teknike e financiare dhe programet zhvillimore të dhënë ndër vite nga Arabia Saudite për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here