Fatmir Xhafaj pranon ftohjen me Edi Ramën: Ka shumë protagonizëm personal!

0
105

Fatmir Xhafaj ka qenë tre herë ministër në qeveri të ndryshme socialiste. Ai ka qenë ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, nga shkurti deri në shtator 2002 në qeverinë e dytë të kryeministrit Pandeli Majko, ministër i Drejtësisë nga viti 2003 deri 2005 në qeverinë e tretë të kryeministrit Fatos Nano dhe ministër i Brendshëm në qeverinë e parë dhe të dytë të kryeministrit Edi Rama. Por si ka qenë të punopje me këta tre ministra? I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Xhafa dha ndryshimet mes tyre dhe u ndal gjatë kohës që ka qenë ministër i Brendshëm me kryeministër Edi Ramën. Sipas tij Rama ka shumë protagonizëm personal.

 

Si ishte të punoje ministër me kryeministër Edi Ramën? Keni qenë dy herë ministër i Brendshëm, ministri i 61-të i Brendshëm në historinë e shtetit shqiptar.

Edi Rama është krejt i ndryshëm nga dy paraardhëist që përmendët ju. Ka shumë protagonizëm personal. Por për arsye edhe specifike ndoshta kam patur mundësinë të kem qenë ministër deri ditën që isha në detyrë.

Ua ka dhënë Rama mundësinë apo kjo ka qenë prej asaj që ju keni bërë?

Kryeministri të jep mundësinë, t’i duhet ta mbash mundësinë.

Si keni në këto momente marrdhëniet me zotin Rama?

Marrëdhënie normale.

Institucionale dhe korrekte?

Sigurisht.

Ne gazetarët kur thuhet që marrdhëniet janë institucionale korrekte themi që nuk janë fare të mira.

Nuk kam asnjë arsye të mos kem marrëdhënie normale me të. E para, me Edi Ramën kam një histori të gjatë politike me të. Që nga dita një që ka ardhur në PS. Dhe që nga dita një që ka dashur të bëhet kryetar i PS dhe kryeministër. Ky është fakt i njohur publik. Ne kemi një histori të gjatë bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Kemi ndarë beteja të mëdha bashkarisht. Natyrisht ai në rolin e kryetarit të partisë. Dhe unë në rolin e anëtarit të kryesisë apo sekretarit që do të thotë që koha e gjatë në opozitë na ka dhënë mundësinë të punojmë shumë afër me njëri-tjetrin. Edhe gjatë kohës së reformës në drejtësi dhe gjatë kohës që kam qenë ministër i Brendshëm. S’ka arsye të jetë ndryshe. Ai është kryetar i PS, unë jam deputet i PS.

A keni çështje që i keni ndarë ndryshe me kryeministrin?

Po. Patjetër.

A mund ti ndani me publikun?

Nuk besoj. Patjetër që kemi dnarë. Edhe vetë Edi Rama e ka thënë kur i është dhënë mundësia që kemi patur mosmarrëveshje.

A u kënaq Rama apo u mërzit që ju morët 16. 741 vota?

Këto janë kënaqësitë e vogla ballkanike. Që duhet ti shikojmë nga vrima e çelsit gjërat dhe të kuptojmë të ëvrtetën e madhe. Ne po flasim përtej vrimës së çelësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here