Sekuestrohen 28 pako me drogë të fshehura nën ujë, poseduesit në arrati (FOTO)

0
154

Dallgët e detit kanë nxjerrë në breg një sasi të konsiderueshme droge mesditën e sotme në Gjirin e Karaburunit me një peshë totale prej 368 kg kanabis.

Mësohet se 2 pako me kanabis janë gjetur në bregun e detit në zonën e quajtur “Shën Jani”. Ka qenë kjo një indicie që policia të niste krehjen e zonës ujore dhe tokësore.

Pas kontrollit, rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme me kanabis.

Policia njofton se 24 pakot me peshë prej 368 kg kanabis janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale e ndërsa vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here