U kap me 70 mijë paund drogë, dënohet shqiptari në Britani

0
164

Shqiptari Gani Muca, është dënuar me dy vite burg pasi u kap në një shtëpi bari në Britani.

Mediat britanike bëjnë me dije se 27-vjeçari, kishte mbjellë kanabis në të gjithë banesën tre katëshe në të cilën jetonte, ndërsa vet rrinte vetëm në një dhomë.

Mësohet se droga e mbjellë në banesën trekatëshe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 70 mijë paundëve.Muca, tha para oficerëve se kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike. Ai u shpreh se ai ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit.

Më tej ai ka deklaruar se në Britani ndodhej që nga muaji shkurt dhe në territorin britanik kishte hyrë lirisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here