Zheji: Është luks i madh që të largohet Basha nga PD, dhuratë për Ramën

0
90

Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se Lulzim Basha nuk duhet të dorëhiqet edhe pse ka humbur dy palë zgjedhje. Sipas Zhejit, kështu ndihmohet Edi Rama.

Kur ndodh një dramë, të gjithë kanë të drejtë dhe askush nuk ka të drejtë. Është një situatë jo e mirë për PD-në. Do të bëjmë gjyq apo do të sugjerojmë një zgjidhje?

Për të bërë gjyq, mund të dalin shumë faktorë. Edhe zoti Basha edhe zoti Berisha, apo të tjerë që sulmojnë Bashën që nuk e kanë mbështetur në fushatë. Mund të jetë aleatët, LSI që nuk mori aq deputetë sa priste, mund të jetë fakti se u krijuan parti të djathta.

Gabimet janë më të thella, djegia e mandateve, mos garimi për njësitë lokale.

Sot kemi gati 60 deputetë në Kuvend, forcë goditëse, mazhorancë që mund të lëshojë zgjedhjet lokale. Jo në 25 prill, por me dy tre faza mund të ketë rekuperim të barazimit të situatës.

Do të ishte luks i madh dhe i pavend, dhuratë ndaj Ramës, të fillojë konflikti për pasardhësin e Bashës, që mund të çonte në çarje të Partisë Demokratike.

Demokratët të ruajnë gjakftohtësinë, të kërkojnë zgjedhje në parti, nuk besoj se Basha nuk do t’i bëjë ato.

Gjuetia e shtrigave ndihmon Edi Ramën“, tha Zheji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here