Sipas të njëjtave burime në këtë seancë, përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.
Prokuroria thotë se Saimir Tahiri i njeh Habilajt dhe si argument sjell daljet jashtë shtetit te tij me automjetin Audi që ndërkohë i ishte shitur Moisi Habilajt.