EMRAT/ Përplasen dy makina në Rrugën e Kombit, plagosen dy gra

0
111

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasoje kanë mbetur të plagosur dy persona.

Preng Lleshi duke udhëtuar me një ‘Ford’ me targa greke ëhstë përplasur me makinën tip ‘Renault’ që drejtohej nga Ismet Mula me targa të Zvicrës.

Policia e Kurbinit/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot- Rrëshen, mjeti tip ‘Ford ‘ me drejtues shtetasin P. Ll., është përplasur me mjetin tip ‘Renault ‘ me drejtues shtetasin I.M.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime 2 shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin,  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here