Rrezatim mes pallateve/ Antenat e “One” në Laprakë pranë shkollës, banorët kërkojnë të hiqen

0
153

Kompania “One” e cila me ndërhyrjen e personazheve të afërta me politikën po përpiqet të kalojë në rrjetin e saj numrat celularë të 12 mijë policëve, po shkel rregullat dhe po rrezikon jetën e qytetarëve me praninë e antenave të saj transmetuese në mes të zonave të banuara në Tiranë.

Presupozohet që antenat e kompanive telefonike të vendosen larg qendrave urbane për shkak të frikës nga rrezatimet. E megjithatë antenat e kompanisë “One” janë të vendosura në zonën e Laprakës duke u kthyer në një rrezik evident për banorët e zones.

Prania e antenave të tilla paraqet rrezikshmëri të lartë ndërsa banorët thonë se kjo situatë është kthyer në shqetësim të përditshëm.

Situata duket se bëhet edhe më shqetësuese pasi antenat e kompanisë ONE gjenden fare pranjë këtij gjimnzazi publik duke vënë në pikëpyetje edhe shëndetin e fëmijëve.

Banorët thonë se jetojnë me frikën e rrezatimit çdo ditë.

“Janë të rrezikshme, por gjithmonë i forti e bën ligjin”

Qytetarët thonë se kanë bërë ankesa e denoncime në të gjitha instancat e shtetit duke kërkuar heqjen e atentave nga zona e banuar por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Sipas tyre kërkesat drejtuar vetë kompanisë por edhe bashkisë së Tiranës kanë rënë në vesh të shurdhër

“Kërkojmë të hiqen sepse po vdesim nga këto rrezatime. Sa më shpejt të hiqen shpëtohen jetë njerëzish. Banorët janë ankuar disaherë por nuk është marrë asnjë masë”

Në një publikim të Institutit të Shëndetit Publik të vitit 2019 thuhet se siguria dhe ekspozimi ndaj valëve elektromagnetike të telefonave celularë, stacioneve bazë dhe transmetuesve të tyre vlerësohet si një nga shqetësimet e përdoruesve të telefonisë mobile.

Në këtë kontekst, zyra për mbrojten nga rrezatimet vlerëson si prioritet monitorimin e rrezatimit pranë spitaleve dhe shkollave, sic është rasti i kompanisë ONE ne Laprakë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here