Petrit Vasili sërish thirrje SPAK-ut: Vepro ndaj Ramës, për gjyqet në arbitrazh

0
236

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje sërish SPAK-ut që të veprojë ndaj kryeministrit Rama, për gjyqet në arbitrazh ndërkombëtar.

“Shqipëria duhet të paguajë 236 milion euro vetëm për gjyqe të humbura deri tani për faj të qeverisë në arbitrazh ndërkombëtar. Edi Rama ka shpërdoruar në mënyrë flagrante detyrën me veprimet dhe mosveprimet e tij, duke prodhuar pasoja katastrofike mbi financat e vendit. SPAK-u e ka shumë të lehtë të fillojë hetimin dhe të çojë përpara drejtësisë Ramën. SPAK-u nëse vërtetë nuk është i kapur dhe nuk funksionon me regji le të guxojë e të trimërohet një herë të vetme dhe të veprojë mbi Edi Ramën”, shkruan Vasili në postimin e tij.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:  

SPAK, ne se nuk funksionon me regji, vepro ndaj Rames, per gjyqet ne arbitrazh, ja Dokumenti!
Shqiperia duhet te paguaje 236 milion euro vetem per gjyqe te humbura deri tani per faj te qeverise ne arbitrazh nderkombetar.
Te tjera gjyqe te humbura na presin ne te ardhmen me pasoja mjaft te renda financiare.
E kam paralajmeruar me kohe zyrtarisht Edi Ramen, qe ne prill te vitit 2017, qe rrezikoheshin te humbeshin 2 miliard euro ne gjyqet ne arbitrazh nderkombetar per shkak te kontratave te prishura ne menyre te njeanshme nga qeveria.
I kam treguar zyrtarisht edhe vendimet dhe hapat, qe duhej te ndermerrte per te ndalur katastrofen.
Rama nuk e vuri aspak ujin ne zjarr.
Ai nuk organizoi as edhe nje mbledhje te vetme, nuk mori asnje vendim apo urdher.
Nuk beri as edhe nje takim te vetem mes meje si Minister i Drejtesise dhe atij si Kryeminister per kete paralajmetim zyrtar per kete situate kaq te rende.
Rama heshti me qellim bile nuk mori asnje mase te vetme per te ndalur kete tragjedi financiara me autor qeverine e tij.
Media shqiptare nuk i kushtoi vemendje ketij paralajmerimi, qe tregonte pasojat katastrofike, qe e prisnin vendin.
Bile pati pjese te medias, qe u shqetesuan shume per humorin e prishur te Rames dhe jo per shkaterrimin e financave dhe interesit publik.
Fakti eshte flagrant dhe me Dokumente.
Edi Rama ka shperdoruar ne menyre flagrante detyren me veprimet dhe mosveprimet e tij, duke prodhuat pasoja katastrofike mbi financat e vendit.
SPAK-u e ka shume te lehte te filloje hetimin dhe te çoje perpara drejtesise Ramen.
SPAK-u ne se vertet nuk eshte i kapur dhe nuk funksionon me regji le te guxoje e te trimerohet nje here te vetme dhe te veproje mbi Edi Ramen.
Faktin e dokumentuar po ja veme ne dispozicion serish publikisht.
Letra eshte zyrtare edhe ne se e kane zhdukur ja ku eshte nje kopje e saj.
  
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here