I vunë 25 mijë euro gjobë, ja si i futi në grackë biznesmeni dy shkodranët (Video)

0
213

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e biznesmenit nga Lezha, i cili nuk iu është bindur urdhrit të dy kërcënuesve që i kërkonin 25 mijë euro, ndryshe do t’i vrisnin të birin. Ai ka vendosur të bashkëpunojë me policinë dhe ia ka arritur qëllimit, dy personat që e kërcënonon, janë arrestuar në momentin që do merrnin shumën e kërkuar të parave.

Përveç shumës së kërkuar, gjobëvënësit e këshillonin atë që të mos njoftonte policinë, pasi do të kishte pasoja të rënda për të.

Ndodhur në këto kushte, biznesmeni nga fshati Torovicë i Lezhës, i cili për një kohë të gjatë ka qenë emigrant, vendosi që të bëjë kallëzim në Polici. Këta të fundit u vënë menjëherë në lëvizje dhe në harkun kohor të 5 orëve, munden që të identifikojnë dhe arrestojnë autorët e ngjarjes.

Policia i kërkoi shtetasit me iniciale V.P. që të bashkëpunonte dhe t’i informonte gjobëvënësit e tij se do t’ua sillte lekët. Ai la takim me ta në fshatin Malecaj të Lezhës. Por të gjitha lëvizjet e tij kanë qenë në survejim të Policisë, derisa u arrit kapja e dy gjobëvënësve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here