I akuzuar për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit, ‘miku’ i Çapjave kërkon lirinë, pretendon se vuan nga një sëmundje e rëndë

0
116

Kladi Dokoli, një prej të akuzuarve për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit në Elbasan kërkon lirinë pasi pretendon se po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se dje u shty seanca në mënyrë që palët të njihen me aktin e ekspertëve të mjekësisë ligjore për Dokolin.

Sot mbahet seanca e radhës në orën 14:00 në mënyrë që të merret një vendim për të akuzuarin.

Më 29 mars të këtij viti u arrestua Ardian Çapja, kurse nipi i tij Florenc Çapja është në Dubai ku ka kërkuar azil politik dhe nuk dihet nëse do të ekstradohet. Të akuzuar të tjerë për vrasjen e dyfishtë të babë e bir më 15 gusht 2012 janë dhe Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi e Etjen Cani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here