Apartamenti u përfshi nga flakët, sillet në gjendje të rëndë në Tiranë gruaja që i shpëtoi zjarrit…

Zjarri përfshiu këtë mesdite një apartament në lagjen nr 2 të qytetit të Pogradecit. Siç u raportua edhe më herët flakët përfshinë kuzhinën e banesës, pas një pakujdesie të zonjës së shtëpisë që kish lënë sobën ndezur.

Edhe pse gruaja u raportua pa lëndime në momentin e parë mësohet se gjatë orëve të fundit ajo është transportuar drejt Tiranës, pasi gjendja e saj është rënduar për shkak të asfiksimit nga tymrat.

Mynever Tela, edhe pse nuk ka pësuar djegie, ka pësuar rëndim të gjendjes shëndetësore, për këtë arsye mjekët e Pogradecit e kanë parë të arsyeshme ta sjellin në spitalin e Traumës.

Apartamenti u përfshi nga flakët, sillet në gjendje të rëndë në Tiranë gruaja që i shpëtoi zjarrit…

Çfarë po ndodh në Durrës? RENEA arreston

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko