Policia e Leçes ka arrestuar ditën e djeshme bashkëpunëtorin italian të shqiptarit Paulin Mecaj, i cili tri netë më parë vrau në bankomatin e një banke të moshuarin italian, Giovani Caramusco, që po tërhiqte para në ATM.
Andrea Capone, 28 vjeç lindur ne Tricase dhe banues në Lequeile, akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Caramusco.
Punëtor, pa asnjë rekord penal, Capone ishte parë shpesh në shoqërinë e 31 vjeçarit shqiptar, Paulin Mecaj Paulin, i cili ndodhet në qeli që nga e shtuna për grabitjen që përfundoi në vrasje.
Pika e kthesës erdhi gjatë natës kur karabinierët e njësisë hetimore të departamentit të operacioneve në Leçe, së bashku me kolegët nga stacioni lokal, ndaluan 28-vjeçarin, që jeton fill pas bankës ku ndodhi vrasja.
Si për italianin Capone ashtu edhe për shqiptarin Paulin Mecaj, rëndon akuza për vrasje të rëndë, mbajtje pa leje e armëve të ndryshuara.
Hetimet kanë zbuluar që nuk ishte Capone ai që drejtoi pistoletën e shkurtër 9 kalibër Beretta ndaj Caramusco.
Kjo dëshmohet nga pamjet e kamerave të instaluara jashtë ATM, të cilat u morën menjëherë në vëzhgim.
Pamjet kanë regjistruar Caponen në momentin kur grabitja shkon keq dhe ai grushtohet nga viktima çka ka sjellë më pas tërbimin e Paulin Mecaj që ka qëlluar me armë ndaj tij.
Ai do të ishte grabitësi ndaj të cilit viktima u përpoq të reagonte, duke hedhur grushtin që më pas lëshoi tërbimin vrasës të Paulin, duke filluar impulsivisht udhëtimin.
Në pamje Capone rezulton i veshur me një xhup të errët, me mëngë të gjata, të cilat më pas u gjetën në një pus nga zjarrfikësit.
Ishte një dëshmitar, ai që i drejtoi karabinierët në këtë skenar, pasi kishte konstatuar mënjeherë pas të shtënave individin që shkonte në atë drejtim me një qese të zezë në dorë.
I njëjti xhup ishte veshur nga 28-vjeçari edhe në disa raste të tjera: kjo konfirmohet nga imazhet e publikuara në profilin e tij në Facebook.
Capone u shoqërua gjithashtu në burgun Borgo San Nicola, me urdhër të Prokurorit Publik të Leçes, në pritje të vërtetimit të arrestimit.
Ndërkohë që ditën e nesërme së bashku me Paulin Mecaj, ai duhet të dëgjohet nga gjykatësi hetues i gjykatës së kryeqytetit Salento gjatë marrjes në pyetje për masën e sigurisë.
Hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar në smartphone-in e tij, që i është nënshtruar konfiskimit së bashku me armën, në kohën e kontrollit në banesën e 31-vjeçarit shqiptar.
Në atë telefon, përveç elementeve të ndryshëm, u gjetën edhe video në të cilat burri shihet duke përdorur armën.
Gjithashtu në orët e ardhshme, ndërmjet së martës dhe të mërkurës, prokurori do të caktojë gjithashtu konsulentin, Alberto Tortorella, për autopsinë në trupin e viktimës.