Po dridhet nga dyshja që do ketë përballë/ Pas kërkesës për Berishën, Rama sërish urdhër SPAK-ut: Hetoni dhe Metën

0
286

Kryeministri Edi Rama kërcënoi prokurorët e strukturës së posaçme SPAK, duke kërkuar që ata të hetojnë Sali Berishën. Ai kërkoi që të hetohet edhe Ilir Meta, për të cilin tha se e gjithë Shqipëria e do në SPAK.

“Çështja e non-gratës nuk është çështje e Amerikës, është çështje e Shqipërisë. Nuk është hall i DASH, por është hall i popullit shqiptar. Kjo është një sfidë që ia bëjnë drejtësisë në këtë vend,” tha Rama, duke shtuar se BE kërkon ndëshkimin e atyre që i quajti ‘peshkaqenë të drejtësisë’.

“Sapo të ulemi në tryezën e negociatave, kjo do jetë kënga e re që do të fillojë. Prandaj e përsëris sot atë që thashë në Kongres: Keni për të hetuar për këdoqoftë që i përket kësaj bashkie politike, bujrum hetoni.

Por realisht po hyni në kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë vend. E keqja kualifikohet deri tani dhe ju skualifikoheni. Problemi është se e keqja do e vërë sërish përfund këtë vend. PS nuk do lërë dy gurë bashkë që të mos e lejojë këtë.

E kemi thënë dhe po e përsëris sot. Kemi mbajtur një qëndrim të paimagjinueshëm para se të angazhoheshim me reformën në drejtësi.

Është një tallje e madhe që SPAK shkon vetëm pas një lloj peshku, madje pa e pasur problem që të gjuajë cironka me dinamit. Por nuk e përdor atë për peshkaqenët që i bëjnë leksione Amerikës, i bëjnë leksione PS-së, i bëjnë leksione popullit dhe zgjohen e ngrysen duke nxjerrë llum nga goja.

Durimi ynë po soset, i imi po njëherë, i juaji ka kohë që është sosur. Kjo do të thotë që SPAK-u dhe të gjithë ata që duan të bëjnë drejtësi në këtë vend, duhet të kujtohen se ne nuk e kemi humbur gojën.

Zonja dhe zotërinj të SPAK, zgjohuni dhe dilni në mbrojtje Shqipërisë. Shqipëria është i turpëruar nga një non-gratë, një i vdekur që i bën karshillëk këtij vendi. Kush e ka lexuar mandatën e Sekretarit të Shtetit, e ka të qartë se i takon institucioneve të drejtësisë në Shqipëri që të bëjnë detyrën e tyre bazuar te ai përfundim i nxjerrë nga SHBA,” tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here